Kreu i Komisionit të Ligjeve ka dalë sot para mediave për të ftuar kolegët e opozitës që të marrin pjesë në dëgjesën e 7 kandidatëve për kryeprokurorë në Komisionin e Ligjeve. Manja fillimisht falenderoi kandidatët dhe i garantoi ata për një garë të ndershme.
“Dua të falenderoj kandidatët për prokurorë të përgjithshëm që janë bërë pjesë e kësaj gare. Ne si shumicë e kemi bërë të qartë se për ne nuk ka rëndësi emri, por vetëm gara e ndershme. Ftoj deputetët e opozitës që të bashkohen, sepse plotësimi i vakancës nuk është zgjedhje po detyrim ligjor. Kuvendi ka detyrimin që të zbatojë ligjin, nëse nuk ndodh kjo le të shkohet në Gjykatën Kushtetuese. Qytetarët duhet që të dëgjojnë atë që do të thonë kandidatër për krueprokuror”, u shpreh Manja.
Duke iu përgjigjur akuzave të Bashës dhe Kryemadhit në lidhje me faktin se opinioni i EURALIUS ka ardhur pas interesimit të tij, Manja u shpreh se opozita nuk njeh kompetencat e kreut të Komisioni të Ligjeve.
“Që të jem i sinqertë unë nuk i kam dëgjuar këto deklarime të opozitës, Ulsi Manja është një qytetar i lirë, unë jam shumë i përgjegjshëm në detyrën që më ka ngarkuar kushtetuta dhe ligji. Nuk është faji im që opozita nuk di kompetencat që ka kreu i komisionit të ligjeve, nëse opozita nuk i di këto nuk është faji im. E gjithë veprimtaria ime është në ushtrim të plotë të kompetencave që më jep rregullorja e Kuvendit”, përfundoi Manja.
(E.K/faxweb)