Pasi vetëm një ditë më parë Edi Rama iu vuri ultimatum drejtorëve të Hipotekave të jepnin dorëheqjen sot disa prejt tyre do të japin atë.
Drejtori i Hipotekës së Gjirokastrës Meleq Karabina deklaron se do të japë ditën e sotme dorëheqjen por nuk dihet orari i saktë se kur.
Por kështu edhe Mimoza Kola, kreu i komanduar i Hipotekës Fier mesditën e sotme do të ketë gati dorëheqjen e saj për t’ia dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm të ZRPP-së Artan Lame.
Sipas “Ora News” Kola në një bisedë telefonike ka pohuar se për momentin nuk e ka kryer për shkak të dyndjeve të qytetarëve për problemet e tyre në dyert e institucionit që ajo drejton por do ta japë ditën e sotme.
Kola ka një periudhë pune 3 vjeçare në ZRPP Fier si inxhiniere ndërtimi ndërkohë që me vendosjen e Ministrave të përkohshëm para zgjedhjeve të 25 qershorit u largua Gani Bendo i LSI dhe u vendos Mimoza Kola e PS.
“Do të jenë ata që do të vendosin nëse unë do të rikthehem përsëri pas verifikimeve që ata do të bëjnë”, tha thënë Kola.
Sjellim në vëmendje që Edi Rama ka paralajmëruar dje një valë shkarkimesh.
“Nga i pari tek i fundit duhet të jepni dorëheqjen, të gjithë pa dallim, sepse të kesh 288 kërkesa pa përgjigje nga 246 që ka zyra, unë nuk e di se çfarë duhet më. Ju keni përpiluar raporte fiktive. Sipas jush del që keni vetëm 5126 leje të patrajtuara, ndërkohë që shifra reale është pesë-fish më e lartë”, u tha Rama Drejtorëve të Hipotekave. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post