Ultimatumi që studentët kanë vendosur për kryeministrin Edi Rama që të plotësojë kërkesat e tyre, që është ora 16:00 po mbaron.
Gazetarja e Fax News Mirilda Tili, e cila ka ndjekur çdo ditë protestën e studentëve që prej fillimit dhe deri sot, tregoi se çfarë pritet të ndodhë pas përfundimit të ultimatumit.
Tili u shpreh se janë të qartë në ultimatumin e tyre përndryshe do të përshkallëzojnë protestën.
“Është përcaktuar nga studentët, se përshkallzimi konkludon në paralizimin e jetës së kryeqytetit. Paralajmëruan se do të paralizojnë jetën e universitetit dhe e bënë. Kanë artikuluar bllokimin e jetës së kryeqytetit, pra disa nga rrugët kryesore, për një orë.
Do të bllokohet kryqzimi tek Piramida, tek Farmacia 10. Do të bëhet zhvendosja nga ministria e Arsimit, tek Kryeministria, për tu shpërndarë dhe në rrugët kryesore të kryeqytetit.”- u shpreh Tili.
(M.Q/Faxweb.al)