23:56 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ultranacionalistët serb përplasje me policinë, protesta kundër festivalit shqiptar

22:22 | 30/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ultranacionalistët serb përplasje me policinë, protesta kundër festivalit shqiptar

Pas operacionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, ku edhe Presidenti Aleksandër Vuçiç vendosi në gadishmëri ushtrinë duke e cilësuar atë si sulm ndaj Serbisë, ultranacionalistët serb kanë protestuar ditën e sotme kundër një festivali që promovon kulturën shqiptare të Kosovës në Beograd.

Dhjetra ultranacionalistë nën thirrjet “Kosova është Serbi” dhe “Nuk do të heqim dorë nga Kosova”, rrethuan qendrën e kulturës në qendër të Beogradit ku po zhvillohej festivali, ndërkohë forcat speciale serbe kanë ndërhyrë për të qetësuar gjendjen.

Protestuesit madje janë përplasur edhe me policinë, ndërsa një politikane ultranacionaliste, Djurdjevic, u shpreh se arsyeja se pse proteston është për të mbrojtur lëvizjen e lirë në qytetin e saj dhe nuk dëshironte që propaganda e Shqipërisë së Madhe të pushtojë zemrën e Beogradit.

“Unë nuk lejohem që të lëviz lirshëm në Kosovë pasi shqiptarët thonë se po shkel një urdhër kushtetues. Këtu ne i mbrojmë ata dhe përsëri unë nuk mund të lëviz lirshëm në rrugët e qytetit tim. Unë nuk dëshiroj që propaganda e Shqipërisë së Madhe të pushtojë zemrën e Beogradit”, tha Milica Djurdjevic, politikane ultranacionaliste.

Festivali, që mbahet prej vitit 2014, titullohet “Mirdita, dobar dan”. Në të prezantohen filma, ekspozita dhe debate që synojnë të afrojnë komunitetin serb me atë shqiptar.

Pas

Kriza politike/ Adi Krasta: Po të isha kryeministër do kisha ruajtur shëndetin e popullit tim, do isha dorëhequr

Para

“Por unë të dua shumë!” Tuna bën dedikimin e ëmbël që keni dëgjuar ndonjëherë

Para
“Por unë të dua shumë!” Tuna bën dedikimin e ëmbël që keni dëgjuar ndonjëherë

“Por unë të dua shumë!” Tuna bën dedikimin e ëmbël që keni dëgjuar ndonjëherë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.