Kryeministri Rama tek sa ka folur para qytetarëve në Gjirokastër në kuadër të ‘llogaridhënies publike’ ka bërë edhe ironi kur një nga personat në sallë tentoi të marrë fjalën.
Ai tha se burrat do ta marin fjalën vetëm pasi të mbarojnë gratë, ndërsa njërit prej burrave që tentoi të marrë fjalën iu drejtua me fjalët: “Ulu more, uaa…pse të ulesh? Se nuk je grua, e shikon, si të duket vetja, më e mirë se kjo?”, tha Rama.
Të njëjtën frazë Rama e ka përsëritur disa herë gjtë debatit me qytetarët duke thënë se pa mbaruar gratë askush nuk e merr fjalën.
(B.H/Faxweb)