Avokati i njohur Altin Goxhaj, i ftuar në studion e televizionit “Fax News”, ka folur rreth protestës së banorëve të Unazës së Re.
Duke hequr një paralele me protestën e banorëve të Kukësit, të cilët kundërshtuan tarifën për “Rrugën e Kombit”, protestë e cila më pas eskaloi në përdorim force, ku protestuesit shkatërruan vendpagesat, ai u shpreh se në protestën e banorëve të Astirit kishte parë një gjë më të fortë se në rastin e Kukësit.
Ai tha se vetëm 300 persona arritën të çajnë kordonin e policië parlamentit, gjë që sipas tij do të thotë se nëse protestuesit do të shtohen, ata mund të hyjnë në Kuvend.
I pyetur se anuk është ky një dhunim i intitucioneve, Goxhaj u shpreh se së pari janë institucionet që kanë dhunuar banorët dhe të drejtat e tyre. Sipas tij, ARRSH dhe institucionet përgjegjëse kanë shkar dhe u kanë vënë kryq banesave pa i paralajmëruar e pa u dërguar asnjë shkresë.
“Në fakt dhunimi po u bëhet qytetarëve. E di ti që nuk janë 350 shtëpi që do prishen, por janë 1350. Por ata po e bëjnë me lote, për shkak të frikës që kanë. E di ç’do të thotë 1350 banesa? Janë paraprakisht sa një qytet i vogël. Po shfarroset një qytet me një dorë”, tha Goxhaj.
Më tej ai tha se një protestë të tillë e bënë francezët kundër rritjes së çmimit të karburantit, por sjellja e Macrone nuk ishte si ajo e Ramës.
Duke u ndalur tek sulmi me këpucë ndaj Kryeministrit Rama dhe lënies në paraburgim të autorit, për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”, ai tha se dënimi është gjobë deri në 3 vite burg, e kësisoj nuk mund të lihet në paraburgim, pasi nuk parashikohet.
“Goditja me këpucë, që nuk përfshihet në vepër penale, ka si masë dënimin me gjobë. E së dyti, gjykata ka lënë në burg dikë ndonëse nuk është kryer goditja. Pra ajo që shihet qartë është se nuk ka një nen në bazë të të cilit të ketë vepruar Prokuroria dhe Gjykata, por kanë vepruar në bazë të kërkesës së Edi Ramës”, – tha Goxhaj.
(B.B/ Faxweb.al)