20:41 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Unaza e Madhe’, PD akuza ARRSH: Mos u kap pas të shkuarës, po shkel hapur ligjin

17:01 | 29/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Unaza e Madhe’, PD akuza ARRSH: Mos u kap pas të shkuarës, po shkel hapur ligjin

Pas përgjigjes së Autoritetit Rrugor Shqiptar për deklaratat e demokratit Gazmend Bardhi, PD ka një tjetër mesazh për ARRSH. Partia Demokratike teksa e cilëson mashtrim përgjigjen e ARRSH, shkruan se ajo nuk mund të fshihet pas të shkuarës, ku në projekt ka shkelje të qarta.

“Mashtrimi i sotëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk e shpëton nga përgjegjësia penale për korrupsion dhe shpërdorim detyre Drejtorin Afrim Qëndro dhe as shefin e tij Edi Rama”, shkruan PD.

Kujtojmë se ky reagim vjen pas përgjigjes së ARRSH-s,ku e akuzoi Bashën si autorin e projektit të “Unazës së Madhe”. Gjatë ditës sotme ARRSH-ja dhe PD-janë përfshirë në një luftë akuzash dhe kundërakuzash.

Deklarata e PD-së

Mashtrimi i sotëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk e shpëton nga përgjegjësia penale për korrupsion dhe shpërdorim detyre Drejtorin Afrim Qëndro dhe as shefin e tij Edi Rama.

Në përpjekje për të mashtruar shqiptarët, ARRSH provoi si të vërtetë denoncimin e PD për shkeljen e procedurave kryesore, të parashikuar nga VKM nr. 628/2015.

Drejtori i ARRSH-së, që mbahet mend si njeriu që përmbyti Tiranën me urdhër të Edi Ramës në vitin 2001, pasi të konsultohet me ligjin, duhet të përgjigjet:

  • Pse projekti është tenderuar me urgjencë dhe pa kryer më parë studimin e fizibilitetit? ARRSH nuk mund të fshihet pas të shkuarës, sepse projekti për Unazën e Re është projekt i ri, i kërkuar në Janar 2018 nga Bashkia e Tiranës.
  • Pse projekti është tenderuar me urgjencë dhe pa kryer më parë procedurat për marrjen e lejeve të nevojshme, përfshirë marrjen e detyrueshme të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis? Projekti është tenderuar në 10 Shtator 2018, është shpallur fituesi në 19-21 Tetor 2018, ndërkohë që aplikimi për vlerësimin e ndikimit në mjedis është bërë më datë 8 nëntor 2018 dhe është marrë më 12 nëntor 2018, pasi kishte nisur zbatimi i projektit dhe pasi projekti ishte denoncuar si korruptiv dhe i paligjshëm nga opozita.
  • Pse projekti është tenderuar me urgjencë dhe pa kryer më parë procedurat për vlerësimin paraprak të kostove dhe përfitimeve, përfshirë vlerësimin mbi vlerën paraprake dhe të mundshme të shpronësimeve? Ky nuk është fondi i shpronësimeve që miratohet me VKM, për të cilin mashtron ARRSH-ja, por vlerësimi paraprak i shpronësimeve, që është i detyrueshëm të realizohet përpara miratimit të projektit.
  • Pse ka kërkuar sponsorizim për projektimin në kundërshtim me ligjin e sponsorizimeve? Kjo procedurë nuk ka asnjë ngjashmëri me rastin e referuar për një segment tjetër të Unazës së Re.

Nevoja për të justifikuar vjedhjen dhe shkeljen e ligjit me projektin 40 milionë euro, e detyron Drejtorin e ARRSH-së t’u thotë shqiptarëve se ai po ndjek të njëjtën procedurë si 10 vjet më parë, kur ligji e detyron që të ndjekë vetëm procedurën e miratuar në 2015-ën nga qeveria e Edi Ramës!

Partia Demokratike përsërit thirrjen për prokurorinë që të dëgjojë zërin e banorëve dhe të marrë menjëherë në shqyrtim kallëzimin e tyre penal.

Çdo zyrtar i përfshirë në këtë aferë gjigande korruptive duhet të përgjigjet para ligjit!

Pas

Ish-drejtori i Arkivave publikon letrën, si e shihnin komunistat Shkodrën

Para

Protesta e banorëve të Astirit, ‘FNSH’ dhe ‘Shqiponja’ patrullojnë në zonë

Para
Protesta e banorëve të Astirit, ‘FNSH’ dhe ‘Shqiponja’ patrullojnë në zonë

Protesta e banorëve të Astirit, 'FNSH' dhe 'Shqiponja' patrullojnë në zonë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

Numërimi për kandidatët nga lista e hapur, Shkodra fut në Kuvend një deputet të PD, mbetet jashtë Bardh Spahia dhe Edona Bilali nga PS

Numërohen votat e listës së hapur, kush nga kandidatët e PD ka marrë më shumë vota

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj. Jashtë dy ish-deputetët Gjunkshi dhe Spahiu

Berati vijon numërimin e votave për kandidatët, kush janë emrat nga lista e hapur që futen në Kuvend

Meloni i uroi fitoren e mandatit të katërt, reagon Edi Rama

Kukësi i jep 1 deputet PD nga lista e hapur, siguron karrige në Kuvend Isuf Çelaj. PS 1 nga lista e mbyllur

Aludimet për ndërhyrjen e Gonzatos në raportin e OSBE/ODIHR, BE: Pretendime të rreme! Bashkimi Evropian nuk kërkon të ndikojë në proces!

“Dua të bëj marrëveshje me Iranin”, Trump paralajmëron: Nëse vazhdon të sulmojë fqinjët, do detyrohem të…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.