05:53 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Unaza e Re”/ Dhurata Çupi: Ato ndërtime janë bërë kur kishte polici bashkiake dhe urbanistikë, nuk janë ndaluar

17:05 | 16/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Unaza e Re”/ Dhurata Çupi: Ato ndërtime janë bërë kur kishte polici bashkiake dhe urbanistikë, nuk janë ndaluar

Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka deklaruar në ‘Fax News’ qytetarëve tek Unaza e Re po u vihet në pikëpyetje puna e tyre më shumë se 20 vjeçare që me djersësn e tyre kanë investuar në këtë zonë dhe kanë ndërtuar jetën e tyre.

“Problemi është arroganca e një pushteti totalisht të dhunshëm dhe abuzues me ligjin, janë një grup qytetarësh që u vihet në pikëpyetje gjithë djersa e tyre ndër vite, janë ndërtuar në një vend ku ka patur edhe polici bashkiake edhe urbanistikë, e kanë ndërtuar në sytë shtetit dhe nuk janë ndalur.

Janë me mijëra qytetarë aty që janë në hallin e mbijetesë, shqiptarët e kanë patur gjithmonë të rëndësishme çështjen e banesës. Nga ana tjetër kemi një abuzim të rëndë, kemi një projekt të pakonsultuar, të ndryshuar, abuziv, i pakonsultuar me banorët por edhe nga struktura përkatëse ku ka kritika, por edhe procedura e prokurorimit që janë abuzive”, tha deputetja demokrate.

E pyetur në lidhje me deklaratën e ARRSH se ky projekt ekziston që nga viti 1996, Çupi tha se nuk ka asnjë plan rregullues ku kjo rrugë të jetë zgjeruar nga 36 metra në 60 metra, por halli i qeverisë dhe Bashkisë Tiranë sipas saj është që të bëjnë këtë tendër.

“Nuk ka plan rregullues ku kjo rrugë të jetë zgjeruar nga 36 që është aktualisht në 60 metër, kjo është abuzive, të jep përshtypje që kjo administratë ka pasur më shumë hallin të bëjnë këtë tendër, si në ditët e fundit të një qeverisjeje siç po bëjnë edhe në projekte të tjera, ku efiçenca financiare është zero lekë. Interesi është që të bëhët afera e radhës më se zgjerimi i rrugës’, e cila numëroi një sërë shkeljes që ishin bërë sipas saj në këtë rast.

“Është shkelur ligji për shpronësimet publike , qytetari nuk është njoftuar, nuk ka një vendim nga qeveria që ta ankimojë në gjykatë, i është vënë një kryq aty dhe i kanë thënë që do prishet banesa”, u shpreh ajo.

Çupi iu referua edhe etiketimit të kryebashkiakut të Tiranës i cili deklaronte se “shpellarët nuk do ta pengonin këtë projekt”,  Ajo tha se ky fjalor ishte i dhunshëm dhe nuk ndodhte as në vendet diktatoriale.

Fjalori i kryebashkiakut të Tiranës është fjalor i dhunshëm dhe nuk ka shembull në botë, as në vendin më diktatorial”, theksoi deputetja.

Por sipas saj edhe kryeministri Rama ka reflektuar një fjalor të dhunshëm dhe shumë të papërshtatshëm që kur ka ardhur në pushtet.

“Fjalori i Veliajt dhe kryeministrit edhe ministrave në 5 vite është ky fjalor, që nga viti 2013 fjalori i kryeministrit është “ata në burg” “ata janë shpellarë”, “derra”, këto janë fjalimet e tij.

Sa i përket mënyrës se si do të vijojë problemi i banorëve të Unazës së Re, deputetja demokrate tha se shpreson tek një reflektim i qeverisë, që të mos shkohet në një situatë dramatike. (B.H/Faxweb)

 

Etiketa: Dhurata Cupiunaza e re
Pas

Rita Ora, Oriola Marashi dhe Tayna mund të ngatërrohen lehtësisht për motra

Para

Çfarë tregojnë flokët për shëndetin tuaj

Para
Çfarë tregojnë flokët për shëndetin tuaj

Çfarë tregojnë flokët për shëndetin tuaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.