06:45 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Unaza e Re/ Ish-deputeti i PD-së: Opozita le të rrethojë kryeministrinë

20:08 | 03/12/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Unaza e Re/ Ish-deputeti i PD-së: Opozita le të rrethojë kryeministrinë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi përmes një postimi në ‘Facebook’ ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet tek Unaza e Re, por edhe qëndrimi oi opozitës në lidhje me këtë protestë.

Patozi shkruan se banorët nuk kanë dalë për të protestuar për çmimin e lartë me të cilin do të ndërtohet Unaza e Madhe, por për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

Duke u ndalur tek opozita, ai thotë se nëse do që të protestojë për korrupsionin galopant “Aty e ka kryeministrinë, le ta rrethojë dhe të qëndrojë atje deri në rrëzimin përfundimtar të Edi Ramës”.

Por sipas tij problemi është se kryedemokrati Basha, e di mirë se nuk e ndjek askush “në kauzën e vet të rreme për të çliruar shtetin nga korrupsioni dhe oligarkia” dhe prandaj ai po ndjek çdo rast, ku protestohet ndaj qeverisë, pavarësisht motivit që i shtyn njerëzit të revoltohen.

Postimi i plotë:

PSE “REPUBLIKA E RE” E SHUAN ZJARRIN E UNAZËS SË RE?

Unë jam shumë dakord me Andi Bushatin që kjo qeveri është e korruptuar dhe se atë e kanë të vështirë për ta mbrojtur në këtë pikë edhe avokatët e vet mediatikë. Madje edhe që ajo ka ndërmend të vjedhë në çdo projekt të madh të saj, duke përshirë pa asnjë dyshim Teatrin apo Unazën e Re.
Por mendoj se kjo nuk ka asnjë lidhje me protestën e Astirit, e cila nuk ka nisur dhe as po bitiset për këtë shkak. Sepse banorët e Unazës së Re nuk janë ngritur atje se janë shqetësuar nga çmimi i lartë për kilometër i rrugës, që do të ndërtohet më vonë, por për të ruajtur shtëpitë e tyre nga prishja sot. Në rastin më të keq, për t’u marrë një dëmshpërblim të mirë atyre, nëqoftëse qeveria nuk do të tërhiqet. Dhe ata janë plotësisht legjitimë në pretendimin e vet. Sikurse të gjithë ne e dimë se deputetët e parë të PD dhe LSI mbërritën tek Unaza e Re vetëm disa ditë pasi protesta kishte filluar.
Nëse opozita zyrtare do që të protestojë për korrupsionin galopant dhe të gjithëpërhapur të qeverisë, ajo nuk ka pse qëndron tek Astiri, sepse aty vetëm ndonjë fadromë apo buldozer të kompanive private mund të gjejë.
Aty e ka kryeministrinë, le ta rrethojë dhe të qëndrojë atje deri në rrëzimin përfundimtar të Edi Ramës. Le t’i bashkohen asaj proteste madhështore edhe banorët fatkeqë të Unazës së Re, sepse nuk e kanë shumë larg, por dhe qëllimin e arrijnë njësoj ashtu. Dhe me atë rast opozita nuk shpëton vetëm shtëpitë e tyre nga prishja, por çliron një popull të tërë nga një qeveri që po i merr shpirtin, duke e grabitur dhe poshtëruar.
Problemi është se Lulzim Basha e di shumë mirë që nuk e ndjek njeri në kauzën e vet të rreme për të çliruar shtetin nga korrupsioni dhe oligarkia. Dhe për këtë shkak, ai po ndjek çdo rast, ku protestohet ndaj qeverisë, pavarësisht motivit që i shtyn njerëzit të revoltohen.
Ndaj edhe sot jemi katandisur në pikën kur njerëzit në hall nuk kanë ndonjë shpresë se do ta zgjidhin atë duke u drejtuar nga opozita, ndërsa kjo e fundit po përpiqet dëshpërimisht të zgjidhë hallin e vet, duke përgjuar çdo vend ku mblidhen njerëz.
Hija e mashtrimit me gjoja kauzën e “Republikës së Re”, e cila shfaqet para njerëzve sa herë që kryetari i Partisë Demokratike merr poza serioze dhe trash zërin kundër qeverisë është një taksë e rëndë, që do të paguhet për një kohë të gjatë. Sepse të gjithëve u kujtohet ajo shprehja legjendare “më gënjeve një herë, është faji im, më gënjeve dy herë…”
Është kjo arsyeja se përse numri i protestuesve tek Unaza e Re nuk ndryshon shumë, si kur shkon rrallë e për mall Lulzim Basha, ashtu edhe kur qëndron shumë e për lumë në cilësinë e deputetit dëzhurn Klevis Balliu.

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: Bashapatoziunaza e re
Pas

Ahmetaj tregon sa do të rriten rrogat për mjekët, mësuesit dhe ushtarakët

Para

Dhunohet pronari 61-vjeçar dhe i grabitet magazina

Para
Panik në Korçë, 4 persona të armatosur hyjnë brenda në banesë, dhunojnë një person gjatë tentativës për vjedhje

Dhunohet pronari 61-vjeçar dhe i grabitet magazina

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.