23:10 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Unë armiku, kritiku i kamur i Bashkisë së Tiranës”, Artan Fuga i përgjigjet Veliajt

09:11 | 17/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Unë armiku, kritiku i kamur i Bashkisë së Tiranës”, Artan Fuga i përgjigjet Veliajt

Akademiku Artan Fuga ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale pas akuzave që Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka bërë ndaj tij gjatë një emisioni televiziv.

Veliaj e konsideroi Fugën armik dhe kritik të zhvillimit të qytetit të Tiranës.

Pedagogu i njohur ka shkruar në facebook se një njeri kritik është mik për qytetin e tij dhe që Kryetari nuk duhet të bëjë akuza pa pasur prova.

“Jo, nuk kam jam armik, as kritik. As vjedhës, as i dënuar ! Kryetari të etiketon!

Por, kritiku është mik i qytetit të tij! Kryetari më futi te armiqtë!” ka shkruar akademiku Artan Fuga.

Sipas Fugës, Veliaj i është referuar pedagogut si një njeri i kamur, gjë të cilën profesori e përgënjeshtron duke thënë që ai thjesht kryen detyrën dhe mbron të drejtat e tij.

“Qenkam edhe i kamur!!! Me cilin më ngatërron ??? Ku e di pasurinë time! A do ta shohi Audin tim të vitit 1996 me 400 mijë kilometra në kurriz ???

Apo sepse kam kërkuar publikisht në detyrën time që Bashkia t’i kthejë Universitetit të Tiranës terrenet sportive të studentëve !!!” është shprehur Fuga në stausin e tij.

Statusi i Plotë i Fugës:

Unë armiku, kritiku i kamur! 
———————————

Bashkia e Tiranës, qyteti ku paguaj taksat deri në një, kryetari, në Intervistë në emisionin e Roland Qafokut, te “Channel One”, më konsideroi armik dhe kritik!!!

Jo, nuk kam jam armik, as kritik. As vjedhës, as i dënuar ! Kryetari të etiketon!

Por, kritiku është mik i qytetit të tij! Kryetari më futi te armiqtë!

Sapo gazetari e gërvishi pak fasadën, kuptova se kush isha në sytë e pushtetarit!

Mos na lëntë Zoti pa ata, që të na etiketojnë fyeshëm pa shkak!

Nuk e kuptoj këtë qendrim zyrtar ndaj një qytetari që asnjëherë nuk ka gënjyer në denoncimet e bëra, as i ka kërkuar kurrëfarë privilegji, as leje ndërtimi, as t’i vadisi bahçen, as gjë prej gjëje ! Unë edhe rrugën e kaloj te vijat e bardha!

Etiketohesh pa pasur asnjë shkak, pa lidhje, pa agjendë, fyesh duke qenë në punën tënde!

Një hije internimi dhe kërcënim ostracizimi mbushi mbrëmjen time!

Kush e paguan këtë!

Edhe Aristotelin e zbuan nga Athina! Jo mua, një copë dhaskali!

Unë thjesht kam njoftuar kur ka pasur rrjedhje ujrash të zeza! A na grabisin parkingun!

Jo mua, por komunitetit

Na hoqën parkingun që të paguajmë sa frengu pulën një copë vend në parkingje me lekë! Thjesht për teken e disave që i përshtatet zyrtarëve!

E vërteta është që punonjësit e Bashkisë kanë reaguar sa herë kam pasur ankesa dhe i kanë zgjidhur shpejt çështjet !

Më vjen mirë që kryetari thotë që i trajton njësoj si lypsarët, edhe intelektualët e qytetit !

Edhe unë ashtu bëj!

Të gjithë ne qytetarët duhet të ngremë zërin sa herë na bie një qime në shpatulla! Sepse taksat i paguaj deri në një centim!

Tani e kuptova se përse më duhet t’a kuroj me kujdes krahun tim të shembur e nxirë kur dikush më vuri rrotën nga mbrapa kur ecja si këmbësor pikërisht aty ku superpozohen trotuari me pistën e biçikletave mu përpara binasë Turbina te Petro Nini që na e shesin si Teatër.

Duhet bërë kujdes për jetën në qytet! Të bien në qafë!

Qenkam edhe i kamur!!! Me cilin më ngatërron ??? Ku e di pasurinë time! A do ta shohi Audin tim të vitit 1996 me 400 mijë kilometra në kurriz ???

Apo sepse kam kërkuar publikisht në detyrën time që Bashkia t’i kthejë Universitetit të Tiranës terrenet sportive të studentëve !!!

Unë thjesht mbroj të drejtat mikrolokale në jetën tonë të përditshme!

Etiketa: artan fugaErion Veliaj
Pas

Valbona Selimllari zbulon projektin e radhës, ja ku do e shohim së shpejti

Para

Nga mbrojtja në sulm/ Preku zemrat e të gjithëve, ja ç’detyrohet të bëjë sot efektivja e Petro Ninit (Video)

Para
Nga mbrojtja në sulm/ Preku zemrat e të gjithëve, ja ç’detyrohet të bëjë sot efektivja e Petro Ninit (Video)

Nga mbrojtja në sulm/ Preku zemrat e të gjithëve, ja ç'detyrohet të bëjë sot efektivja e Petro Ninit (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.