Pasi iu publikuan disa foto ku shihet duke konsumuar lëndë n arkotike, në rrjet ka plasur gallata me kryetarin e Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla.
Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme publikuar nga Genc Sejko, Alla ‘’përbetohet” se ai nuk e ka prekur kurrë k okainën me dorë, njësoj si dhe kreu i qeverisë Edi Rama.
Nga ana tjetër vetë Alla në një reagim që pati sot pas publikimit të fotove, u shpreh se ai nuk është konsumues dhe se videoja që pritet të publikohet më vonë e plotë është e montuar.
“Nuk jam unë personi në foto apo video, gjithçka është e montuar”, është shprehur Alla.
Lidhur me videon e Allës reagoi sot dhe Partia Demokratike, përmes ish-deputetit Ervin Salianji.
“Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar k okainë.
Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike,” tha Salianji.