09:55 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Unë e sigurova shtëpinë time në ALBSIG, po ti..?

16:00 | 15/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Unë e sigurova shtëpinë time në ALBSIG, po ti..?

Unë e sigurova shtëpinë time në ALBSIG, po ti..?

Nga Eglantina Alliaj

Kur diçka ndodh, një fenomen apo ngjarje, sikur ishin dhe tërmetet e fundit që shkundën vendin tonë, atëherë edhe ne na ‘shkundet’ mendja se sa të pasigurtë jemi në gjithçka, nëse jemi të siguruar vet, nëse e kemi siguruar apartamentin, pronën, biznesin apo gjithçka tjetër që posedojmë dhe kemi. Tek ne shqiptarët, kultura e sigurimit nuk ekziston, ose ka pak njohuri, apo edhe mosbesim.

Tërmeti që se provova, por më ndërgjegjësoi.!

Ndodhesha në shtetin anglez për një vizitë familjare, kur lajmet për tërmetet bënë bujë. Normalisht çdo njeri shqetësohet për atë çfarë ndodh me shtëpinë e tij, me apartamentin e tij, nëse e ka të siguruar ose jo. Lexoja lajmet pa fund për panikun, për frikën, dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Pyetja e parë që më drejtuan familjarët e mi ishte: A e ke siguruar shtëpinë tende? Po shtëpitë tona a janë të siguruara? Më pyesin vëllezrit me hezitim. Sigurisht përgjigja ime ishte: Jo. Një jo e shpejtë që më doli nga goja menjëherë pa u menduar gjatë. Dhe që aty vendosa në mendjen time, sa të kthehem në Tiranë, puna e parë që do të bëj do të siguroj apartamentin tim dhe të vellezerve të mi. Dhe kështu ndodhi. Sapo u ktheva ne Tirane ditën tjetër shkova në zyrat qëndrore të ALBSIG. Ajo që më bëri të shkoja në këtë kompani ishte prezenca serioze në treg dhe aftësia paguese e saj. Isha njohur nga mediat me ofertat për sigurimin e apartamenteve dhe unë përfitova dhe nga kjo situatë. Madje vetë profesioni i gazetarit nuk të lë po nis e gërmom rreth informacionit për ofertat e kompanisë duke e krahasuar me tregun edhe me kompanitë e tjera, dhe sipas meje kjo ofertë ishte fat. Një “fat” që në kohët moderne duhet ta kapësh në kohë.  Një “fat” që vetëm përmes një shume të hollash të papërfillshme mund të kesh të sigurtë në çdo kohë apartamentin ku banon. Albsig ka një ndërtesë gjigande që tashmë e njohin të gjithe si pallati Albsig, ku përmes së cilës mund të orientohesh dhe vetë, e kam fjalën për ne që jetojmë në Tiranë por, dhe për ata që vijnë, sepse reklamat orientuese janë të mjaftueshme.

Foto 2

Në derë të pret recepsionistja e kompanisë, e cila përmes një telefonate të brendshme thërret përfaqësuesen e Departamentit të Sigurimit të Pronës e konkretisht atë që merej me sigurimin e apartamenteve. Përpara më del një grua që i kishte kaluar paksa të 40-tat. Buzeqeshja e saj ishte arma kryesore që bënte për vete çdo klient. Dhe unë dola menjëherë në temë, pasi iu prezantova. “Kam ardhur për ofertën e sigurimit të apartamenteve, por nuk disponoj një apartament kam disa, edhe të familjarëve ”-i them përfaqësueses së Sigurimit të Pronës.

Foto 3

“Për një apartament me vlerë 100 mijë euro bashkë me orienditë mund ta sigurosh për 50 euro në vit kundrejt sigurimit nga tërmeti, zjarri, vjedhja, rrjedhja e tubacioneve etj”. Kjo ofertë është befasuese për të gjithë ne që kuptojmë vlerën e apartamentit dhe kemi mundësi financiare. Këtë vit përfitova si familje për sigurimin e apartamenteve, për këtë ju bej thirrje dhe ju, të gjithë të njohurve dhe dashamirësve të mi, që të ndërgjegjësohemi dhe ne kundrejt kulturës mbi sigurimet. Kjo thirrje nuk është asgjë përveçse një ndërgjegjësim kundrejt mundit dhe djersës së gjithësecilit prej nesh.

Etiketa: ALBSIGeglantina alliaj
Pas

VIDEO/ Gjyqtari i Korçës reagon pas alarmit për bombë: Ja kush ma bëri telefonatën

Para

“Fazë ristrukturimi dhe transformimi”/ Ndryshime në AKU, emërohet kreu i ri i Tiranës

Para
“Fazë ristrukturimi dhe transformimi”/ Ndryshime në AKU, emërohet kreu i ri i Tiranës

"Fazë ristrukturimi dhe transformimi"/ Ndryshime në AKU, emërohet kreu i ri i Tiranës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Shisnin kanabis në doza, arrestohen burrë e grua në Korçë! Në pranga edhe bashkëpunëtori i tyre

Kosovë/ Tentohet për herë të 25-të për konstituimin e Kuvendit

Era e VPN-ve në Shqipëri, si po rriten shikimet e videove në TikTok! Pse rrjeti social mbetet kaq i përdorur

Operacioni “Next” në Korçë/Arrestohen tre persona për shitje të lëndëve narkotike, mes tyre një çift bashkëshortësh

Qirinj dhe lule në vendin ku humbën jetën dy adoleshentët në Vlorë

Një ditë para provimit të parë të Maturës Shtetërore, Manastirliu ndan informacionin e rëndësishëm për maturantët

EMRI/ I shpallur në kërkim për llogari të Kosovës, arrestohet i riu nga Tepelena

Të martën nisin zyrtarisht “ethet” për maturantët, rreth 27 mijë nxënës do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj! Testi i parë me tri nivele vështirësie

Rama: Aksi rrugor kryesor i Ksamilit, i shërben rritjes së përvitshme të turizmit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.