Një vajzë ka rrëfyer se përjetoi për disa kohë histori dashurie, por mësoi se partneri i saj ishte homoseksual. Në letrën e saj tha: “Natën kur mësova se isha shtatzënë, ai nuk erdhi në shtëpi. Ka patur disa ndryshime në sjelljen e tij që kur mësoi se po prisja një fëmijë.
Isha pesë muajshe shtatzënë kur kurioziteti im i pafajshëm donte të hynte në telefonin e tij për të parë faqet që kishte hapur së fundmi. Ai dilte me miqtë dhe meqë nuk kishte shumë, fillova të hamendësoj se me kë po takohej realisht.
U bëra pjesë e një prej faqeve të takimeve për të mësuar më shumë dhe zbulova se ishte për takime me meshkuj. U përpoqa të hyj në emailin, faqen e tij të Facebook por nuk gjeta asgjë. Isha në panik. Nuk isha e nevrikosur, aq sa isha në dilemë. Ndihesha më pak e nevrikosur se sa duhej. Sepse nëser do të ishte homoseksual, nuk kishte të bënte me mua. Përkundrazi, ndjeva dhembshuri. E imagjinoja që e kishte fshehur gjithë jetën e tij. Ai nuk e pranoi asnjëherë homoseksualitetin apo biseksualitetin e tij. Për shumë kohë ndihesha keq se zbulova dicka për të cilën ai ndihej se kishte turp.”
Sipas “YourTango”, një ditë para se të bëhej nënë, mësoi se ishte aktiv në një rrjet për takime me meshkuj. Kur solli në jetë fëmijën, zgjodhi që ti jepte fund lidhjes pasi nuk e dinte se nuk do të ishte afatgjatë.(A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post