Disa të shtëna me armë kanë alarmuar ditën e sotme qytetarët amerikanë.
Sipas mediave vendase janë raportuar të shtëna me armë zjarri në Charleston të Karolinës së Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Banorët tregojnë se një person po qëllonte me armë,.teksa ka hyrë me pistoletë në një restorant dhe bërtiste duke thënë “unë jam mbreti i ri i Charleston”.
Ndërkohë forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë evakuuar banorët për arsye sigurie.
Gjithashtu e gjithë rruga ku po zhvillohet ngjarja është bllokuar tërësisht. Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar.
(S.SH/Shuplaka)