Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar vetëm pak minuta më parë kryeministrin Edi Rama mbi fjalën e mbajtur sot në takimin elektoral në Tropojë.
Duke u ndalur tek deklarata e Ramës “Unë jam Reali”, i cili iu referuar kësaj skuadre si fituese të Champions League, pavarësisht se ishte tifoz i Juventuesit në përballjen mes tyre, Manjani shprehet se “kryeministri i tutave të Juventusit nuk merr vesh nga sporti, aq më pak nga Tifozëria.
“Unë jam Reali”- ka thënë sot kryeministri i tutave të Juventusit! Ky ish-sportist s’merr vesh nga sporti! Nga Tifozeria jo e jo! Big Fake!”, shkruan Manjani.
Kujtojmë se kryeministri nuk e priti mirë humbjen e Juventusit përballë Real Madridit në finalen e Champions League, ku u komentua për pirjen e duhanit dhe largimin pak minuta përpara përfundimit të lojës.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post