Natalie Hoyle, vajza kryetarit të Dhomës së Përfaqsuesve në Britani është gjetur e pajetë në rrethana misterioze në shtëpinë e tyre. 28-vjeçarja, Natalie u gjet pa shenja jete në dhomën e saj. Një zëdhënës i policisë tha se fillimisht do të kryhet autopsia që pritet të nxjerrë shkaqet e vdekjes.
Ndërkohë vetë babai i saj Lindsey Hoyle me anë të një reagimi në Twitter është shprehur i se ndihet i shkatërruar nga vdekja esaj.
“Unë jam shkatërruar me të vërtetë nga vdekja e vajzës sonë të bukur Natalie. Familja jonë nuk do të jetë kurrë e njëjtë pa mbesën tonë të dashur, motrën dhe tezen. Faleminderit për mbështetjen e mirë që kemi marrë është e madhe. Ju lutemi të vazhdoni të respektoni privatësinë tonë dhe na lejoni të brengosemi.”
Zyrtarët u kontaktuan nga Shërbimi i Ambulancës në Lindjen e Anglisë menjëherë pas orës 6.45 të premten, më 15 dhjetor, për njoftimet e një gruaje që ishte gjetur pa vetëdije në një adresë në zonën e Rrugës së Beeches të Heybridge.
Për fat të keq, vajza 28-vjeçare, e identifikuar Natalie Lewis, u gjet e vedekur në vendngjarje.(M.Q/Faxweb)