Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës duket se është në ditët e elozheve për shefin e tij, kryeministrin Edi Rama. Pas sjelljes kundërshtuese ndaj tij, teksa mbante me të mira gazetarët (ndërkohë që Rama i kishte quajtur kazan) duket se ka ardhur momenti i javës ku po e mban me të mira paraardhësin.
Lexoni se çfarë shkruan sot teksa bën një vizitë në Firence ku ka takuar kryebashkiakun Dario Nardella:
”Para shumë vitesh Edi Rama dhe Matteo Renzi binjakëzuan Tiranën me Firenzen! Sot nisim 3 projekte për ndriçimin LED, flotën e biçikletave dhe makinat elektrike”
Pak elozhe dhe ashtu, butë-butë dhe pakëz krahasim me punën e shefit dhe vazhdimin me përpikmëri të idesë së tij.
Imazhi i Ramës në krye të bashkisë së Tiranës e çoi shefin e Veliajt drejt kryeministrisë. Sigurisht me një pushim në mes: marrjen e PS-së. (V.G/FAXWEB)
Si e shet veten kryebashkiaku i Tiranës
Discussion about this post