07:53 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Unë, krimineli”

14:55 | 31/03/2017
në Aktualitet, Sociale, Te Gjitha
0
“Unë, krimineli”

Një 62-vjeçar nga Fieri shpreh çudinë se si u ngrit këtë mëngjes dhe zbuloi se ishte kriminel. Përmes një shkrimi tek “Nisma Thurje” ai shpjegon se si është në këtë moshë duke përjetuar atë që nuk përjetoi në vitet e regjimit të Enverit, e që e provon në kurriz tani në demokraci.

Dhimitraq Janji tregon thjeshtësisht se si po i kushtëzohet jeta, si po i kushtëzohet ushqyerja. Siç shpjegon 62-vjeçari gjithçka nisi me mbylljen e dyqanit fillimisht nga tatimorët. E sikur të mos mjaftonte kjo, tani as lopët nuk mund të kullosë për shkak të rrezikut të helmimit të jonxhës nga plehrat që do i rrasen këtij fshati për t’u djegur.

E ngritja e zërit solli policinë, e bashkë me të edhe një thirrje nga Prokuroria sikur të ishte kriminel.

Reagimi i 62-vjeçarit që u zgjua kriminel

“Une jam Dhimitraq Janji. Jam 62 vjec dhe jetoj ne Verri te Fierit. U zgjova sot ne mengjes dhe zbulova qe jam nje kriminel. Po po, nje kriminel i rrezikshem. Ne kohen e Enverit kam qene karrocier ne kooperative. Bija e shpija gjene me karroce. Mbaj mend edhe atehere kur nuk na pelqente dicka e flisnim me te medhenjte. Shpesh na degjonin, kur ajo qe kerkonim kishte kuptim. Edhe sepse i takonim me shpesh. Sot jane kohe te tjera. Sot te medhenjte nuk i takon dot. Vijne vetem kur kane hall ata. Kur ke hall ti, te cojne policine.

Kisha nje dyqan te vogel ne fshat. Mezi e coja perpara se ekonomia me fshat dihet. Me cuan te medhenjte tatimoret te ma qanin hallin. Gjobe mbas gjobe u detyrova ta mbyllja. Tani kam dy lope dhe pak toke. Ne toke mbjell jonxhe qe ushqej lopet dhe atyre u shes qumeshtin. Me ato para jetojme. Te medhenjte degjuan qe jetojme dhe na cuan prape nje kompani qe te djege plehra. Aty afer tokes time. Si shkon kjo histori e di. Vijne plehrat, helmohet toka, me to edhe jonxha e me pas qumeshti. E kush do bleje qumesht nga nje toke e helmuar?? Ndonje i marre! Se te zgjuarit jo.

Ndaj u cuam fshatçe dhe dolem ne shesh. Ua thame me te mire e me te urte qe ne nuk i duam keto plehrat. Gjeni vend tjeter. Ne duam te jetojme. Une dua te kullos ato lopet dhe tu marr qumeshtin. Nuk u kam ndonje borxh. Dua vetem te jetoj. Te medhenjte na cuan policine e bashke me te ca karta ku shkruhej se une jam nje kriminel. Meqe protestova. Neser duhet te shkoj ne prokurori. Kalova Enverin e nuk me thirren njehere. U desh demokracia. Ha ha. Eh ta lumsha moj demokraci. Ma dhe edhe kete titull. He me ju lumte o te medhenj. Te medhenj ne tituj e te vegjel ne shpirt. Ate qe helmon e shpallni hero dhe ate qe do jeten kriminel. Kriminel sepse dua te kullos lopet ne token time. Kriminel se dua te shes qumeshtin. Per hajer qofte. Une kriminel do behem, ama ju plehra ne Verri nuk do te bini. Veç po na vrate.”

(XH.A/SHUPLAKA)

Dhimitraq Jani
Etiketa: Dhimitraq Janikriminelplehrareagim
Pas

Rama vizitë zyrtare në Zvicër, nënshkruan këto dy marrëveshje bashkëpunimi

Para

Luan Rama nga Vau i Dejës: LSI nuk ia luan syrin as PD-së dhe as PS-së

Para
Luan Rama: “Reforma zgjedhore, testi i radhës” Kërkon bashkëpunimin e PD

Luan Rama nga Vau i Dejës: LSI nuk ia luan syrin as PD-së dhe as PS-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.