20:38 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Presion diplomatik para negociatave, zbardhet kërkesa e Francës për Shqipërinë

20:48 | 04/03/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presion diplomatik para negociatave, zbardhet kërkesa e Francës për Shqipërinë

Franca ka ushtruar presion diplomatik ndaj Shqipërisë dhe disa vendeve të tjera për të përshpejtuar proceduarat e deportimit të shtetasve të cilëve u refuzohet azili. Fakti zbulohet nga një investigim i televizionit francez France 24 që thotë se deportimi është një proces i gjatë dhe i kushtueshëm.

Shpesh herë vështirësia lidhet me refuzimin e shtetasve për të bashkëpunuar me autoritetet apo ngadalësia e personelit konsullor të vendeve të origjinës për të plotësuar dokumentet e nevojshme për të deportimin e detyruar.

Sipas televizionit France 24, kjo çështje është kthyer në një përparësi për presidentin Emmanuel Macron, i cili nga ana tjetër i ka kërcënuar disa vende me kundërmasa në rast se nuk bashkëpunojnë.

“Unë kam emëruar një ambasador të posaçëm përgjegjës për imigracionin dhe negociatat me shtete të ndryshme dhe u kam thënë të gjitha vendeve: Unë nuk do të jap më viza,” citohet Macron-i.

Ora Neës raporton se ngurimi i Shqipërisë për të bashkëpunuar më tepër se me lëshimin e lejeve të kalimit, lidhet shpenzimet që duhen për deportimin. Një pjesë e shpenzimeve duhet të mbulohet nga vendet e origjinës së personave që deportohen. Kërcënimi duket se funksionoi dhe autoritetet e vendeve të ndryshme e kanë rritur numrin e lejeve të kalimit për qytetarët që të deportohen. Lëshimi i këtyre lejeve u rrit nga 36 për qind në vitin 2017 në 58 për qind në 2019-n.

Franca është vendi i BE-së ku shqiptarët kanë paraqitur numrin më të lartë të kërkesave për azil. Sipas Agjencisë Europiane për Mbështetjen e Azilit, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, 1835 shtetas shqiptarë kërkuan azil në Francë.

Në përgjithësi Franca është vendi që merr më shumë kërkesa për azil se çdo anëtar tjetër i Bashkimit Europian. Vitin e kaluar autoritet morën gjithsej 133 mijë kërkesa për azil, 7.3 për qind më shumë nga një vit më parë. Në rritje janë gjithashtu deportimet e detyruara të të huajve të cilëve u është refuzuar leja e qëndrimit.

Kjo çështje risillet në vëmendje vetëm dy javë nga vendimi i Këshillit Europian për bisedimet e pranimit. Tetorin e kaluar, kur ky vendim u bllokua me veto nga Franca, një prej çështjeve të cilave iu referua presidenti francez Macron ishte edhe numri i lartë i kërkesave për azil nga Shqipëria.

 

Etiketa: franca dhe negociatat me shqiperine
Pas

Nuk i bindet urdhërit, policia e ndjek nga pas por “kap” vetëm mjetin luksoz të elbasanlliut

Para

Shqipëria gati për 30 mijë sirianë/ Përgatitet plani i masave për 6 qendra pritëse në Jug

Para
Shqipëria gati për 30 mijë sirianë/ Përgatitet plani i masave për 6 qendra pritëse në Jug

Shqipëria gati për 30 mijë sirianë/ Përgatitet plani i masave për 6 qendra pritëse në Jug

Discussion about this post

 



Të Fundit

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

Pësoi djegie në trup gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë, niset me helikopter drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës

Gjykata franceze anulon urdhërarrestin ndaj ish-udhëheqësit sirian, Bashar al-Assad

Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit: Rikthejmë hapësirat për pushuesit, garantojmë akses të barabartë dhe kushte dinjitoze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.