Nga Artan Fuga
Unë sot votoj sipas ndërgjegjes sime.
Ndonëse Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të duhej që çdo shqiptari t’i kishte dërguar thirrje zyrtare të personalizuar për ta ftuar në votime duke i treguar datën, oraret dhe vendin e tij të votimit.
Pavarësisht se çdo qytetari duhej t’i kishte dërguar listën me partitë dhe kandidatët përkatës.
Pavaresisht se duhej të kishte bërë rregjistrimin e popullsisë që voton dhe që jeton në Shqipëri. Të ndante pra shapin nga sheqeri.
Pavarësisht se duhej t’i dërgonte çdo votuesi për herë të parë udhëzimet e votimit dhe thirrjen për të votuar si detyrë qytetare.
Në vend të këtyre, ata bëjnë show televizive, kërcënojnë kot këtë apo atë dhe nuk bëjnë detyrën bazë parazgjedhore.
Po të ishte parti politike KQZ do ta merrte tullë votën time kundër!
Kuptohen arsyet. Por nuk po i them sot, nesër do i them.
Por. I fyer, i përbuzur si qytetar, i trajtuar si leshko unë përseri do votoj sot.
Patjetër.
Se nesër nuk ka më votime.
Se për mua nuk ka kush voton tjetër.
Se votimet nuk janë dhuratë, por e drejta ime qe nuk ma ka dhuruar askush.
Se ata që më pengojnë në KQZ më shtyjnë edhe më shumë që të votoj.
Se ky rast vjen vetëm pas 4 x 365 ditësh të gjata.
Unë sot votoj se përndryshe do të isha budalla, leshko dhe trap.