Diçka e ka trishtuar shumë Enca Haxhian. Këngëtarja seksi ka cituar mbrëmë vargjet e thella e shumë domethënëse të këngës së të madhit Adriano Celentano “Per averti”: “Nëse është kjo që ti po më kërkon, unë të humbas por kësaj here qëndroj në këmbë.
Ndonëse këtu brenda meje diçka vdes”. Nuk dihet se kujt ia dedikon seksi Enca këto vargje, por duke qenë se në këtë periudhë po përflitet aq shumë prishja e raporteve të saj me reperin Noizy, është shumë e thjesht të mendosh se ajo i drejtohet pikërisht atij. Ose ndoshta këngëtarja po humbet një dashuri… Kush e di…
Vetë ajo e lë enigmë ose është kjo edhe një mënyrë e saj për të tërhequr sa më shumë vëmendje. Gjithccka është e mundur në një kohë që lufta për vemëndjen e publikut është kthyer shumë me rëndësi. (E.K/SHUPLAKA)