05:23 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Unë trafikant?!”, Tahiri hedh dyshime te ministrat e PS-së: I keni dëgjuar ata që flejnë…

14:36 | 10/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
E shkuara që po i kthehet si ‘boomerang’ Ramës, Tahiri i kujton fytyrën: S’ka bir kurve, s’keni parë gjë akoma (Video)

Foto-montazh: Saimir Tahiri në kohën kur ishte ministër dhe Kryeministri Rama.

Teksa vijon ende seanca maratonë në Gjykatën e Krimeve të Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri, ky i fundit ka kërkuar pafajësinë, pavarësisht kërkesës së prokurorisë që të dënohet me 12 vite burg.

Në këtë seancë, ku Tahiri akuzohet për trafikant, ai ka rikthyer dhe kohën në të cilën ka qenë ministër, dhe thotë se ka qendruar në hotele që nuk e kalonin shifrën e 140 eurove në natë.

Sigurisht ai ka thumbuar ministren aktuale të drejtësisë Etilda Gjonaj, të cilës iu publikuan pak ditë më parë faturat e hoteleve, apo faturat e paguara nga biznesmeni Fusha për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbër Mazniku.

“Unë kam qendruar në hotele që kanë qenë më të lira se 140 euro nata, jo si të tjerë që janë publikuar së fundi dhe flasin për shifra deri në 900 euro”, është shprehur Tahiri, ndërsa ka ngritur pikëpyetje dhe për rolin që ka luajtur prokuroria në hetime.

“Policia ka referuar nëe prokurori në 9.6.2016 Habilajt për kultivim, kohë kur Jaeld Çela ishte drejtor i policisë Vlorë. Më 23 prill 2017 Dritan Prenci, prokuror i kësaj dosje, ka marrë një email me të dhëna mbi Habilajt që kultivonin kanabis. Ky email është dërguar nga njëri nga drejtuesit e Policisë që po akuzohet sot për bashkëpunëtor me Habilajt.

Psë të mos dyshojmë se për 16 muaj (ditë kur nisi procedimi i parë për Habilajt nga vetë Jaeld Çela) prokuroria e ka mbajtur pa hetuar Habilajt. PSE mos të dyshojmë që ishte prokuroria që i mbronte?

Nëse është përgjuar Taulant Haxhiraj dhe aty thote që janë kushërinjtë e ministrit, pse prokuroria nuk e pyeti kurrë për kë minister bëhej fjale, por vetëm e ka hamëndësuar”, është shprehur Tahiri në seancë.

“Jaled Çela akuzohet se ka ndihmuar Habilajt në 4 raste të trafikut në Itali, por pse nuk e thotë Prokuroria qe Jaeld Çela nuk ka qenë drejtor e as polic në Vlorë, për tre rastet e para të trafikut?

Më kanë sekuestruar telefonat e mi, ka rezultuar zero komunikim me Habilajt dje të gjithë pjestarët e arrestuar.

Kanë pyetur në 15 qytete në Greqi dhe në Mal të Zi nëse kam prona a pasuri që mund ti kem përfituar nga trafiku. Ka rezultuar negative të gjitha. Ky është proces i montuar që nga fillimi”, ka shtuar ish-ministri.

Më tej Tahiri ka folur dhe për përgjimet e Habilajve, ku ai citohet të thotë se ka qenë në takim me shefin e madh. Sipas ish-ministrit në ditët kur janë bërë bisedat, dhe aludimet ai ka qenë në takime zyrtare dhe kjo mund të provohet lehtësisht nga ana e prokurorisë.

“Habilaj është përgjuar duke thënë se jam me shefin e madh në datën 22.11.2013, por unë kam qenë në Bruksel për integrimin e shqipërisë. Në datën 23 nentor 2013, Habilaj është përgjuar duke thënë se jam këtu me shefin për dreke, por unë në 23 Nëntor në orarin e përgjuar kam qenë në konferencë për mediat për rastin e të arratisurve nga burgu i Drenovës. Kam qenë në zyrë në takim me kreun e shish, Adriatik Llallën dhe min e drejtësisë Nasip Naco”, ka deklaruar Tahiri.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: saimir tahiritahiri pergjimet
Pas

Denoncimi i fortë: Nëndrejtori i Burgut përplas kalimtarin teksa po kalonte vijat e bardha

Para

Kryebashkiaku Veliaj solli nga Viena “trofeun” që nuk ekziston, organizatorët e nxjerrin bllof

Para
Qytetari përgënjeshtron Veliajn: Ndodhet në Itali por shpërndan video-live nga Parku i Liqenit (FOTO)

Kryebashkiaku Veliaj solli nga Viena “trofeun” që nuk ekziston, organizatorët e nxjerrin bllof

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.