Burrat shqiptarë nuk e kanë të thjeshtë të pranojnë nëse bashkëshortja e tyre i kontrollon, por për ish-deputetin dhe gazetarin Mitro Çela kjo nuk është problem, edhe ta thojë këtë publikisht.
Mbrëmjen e kaluar ai ishte i ftuar në Soirée në kuadër të asaj që ishte konceptuar si “Nata Shkodrane”.
Çela përfaqësonte shkodranët “e ardhur” pasi ai vetë është me origjinë nga jugu i vendit por dhëndërr në Shkodër.
Në një atmosferë mjaft të këndshme të krijuar mes tij, Zef dhe Mario Dedës, gazetari i njohur ka treguar diçka që e dëgjojmë rrallë, jo vetëm në bisedat e zakonshme në tavolina, por edhe në televizion.
Pyetjes së drejtuar Mario Dedës, nëse në shtëpinë e tij ia bën “zap” Zefi apo gruaja, Mitro u përgjigj duke u shprehur drejtëpërdrejt dhe fare hapur se “jo për gjë por unë vetë kam frikë nga gruaja”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)