Jo më larg se të shtunën ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro reagoi për ndërtimin që po kryhet në Butrint. E pyetur nga gazetarja ajo u shpreh se ka marrë mendimin e tyre. Ndërsa sot UNESCO hedh poshtë deklarimin e saj.
Në një intervistë për “Shqiptarja.com” Dr. Mechtild Rössler, Drejtoreshë e Qendrës së Trashëgimisë Botërore në UNESCO, pohon të kundërtët e deklarimit të ministers Kumbaro.
E ndërsa punimet kanë nisur më 2 Tetor 2017 me lejen e institucionit të ministres Mirela Kumbaro, drejtoresha e UNESCOS deklaron se për atë që po ndodh në Butrint është njohur vetëm në fund të javës së kaluar dhe ka kërkuar informacion shtesë nga institucionet shteterore shqiptare më 9 Tetor 2017, pra dy ditë pasi ministrja Kumbaro deklaroi se ishte konsultuar me UNESCO-n. Duket se Shqipëria është duke konsumuar një skandal botëror me Butrintin.
PJESË NGA INTERVISTA:
-Ministria e Kulturës në Shqipëri ka dhënë leje për ndërtim afër asaj që njihet si Acropolis në brendësi të Parkut Kombëtar në Butrint. (fotot bashkëlidhur). Bëhet fjalë për ndërtimin e një qendre multi funksionale e cila besohet nga ekspertët e fushës të jetë një kafene, e cila do të menaxhohet prej një kompanie private e specializuar në shitjen e produkteve të sallamit, pa patur asnjë eksperiencë në menaxhimin e zonave të shpallura trashëgimi botërore sic është Butrinti. A është UNESCO e shqetësuar nga ky zhvillim?
Në vëmendjen tonë kanë ardhur disa artikuj nga media. Ne kemi kërkuar informacion shtesë më 9 Tetor 2017 nga autoritetet kombëtare përgjegjegjëse për ruajtjen e kësaj Pasurie Botërore nëpërmjet Delegacionit Permanent të UNESCO në Shqipëri.
Donim të dinim nga ana juaj nëse është e drejtë që Ministria e Kulturës në Shqiëpri të japë leje për ndërtim brenda Butrintit dhe a është kjo pjesë e planit menaxherial?
Sipas konventës së ruajtjes së Trashëgimisë Botërore është përgjegjësi e Shtetit Shqiptarë si një vend nënshkrues i konventës për të vlerësuar dhe u siguruar që brënda Butrintit një Trashëgimisë Botërore mos të ndodhë asnjë zhvillim që ka impakt në atë që njihet si vlera universale ku përfshihen integriteti, autenticiteti për të cilat Butrinit në vitin 1992 u fut në listën e Trashëgimisë Botërore.
Ministrja e Kulturës të shtunën i tha gazetares së Report TV se “ndërtimi që po kryhet është konsultuar me UNESCO”. A është kjo e vërtetë?
Qendra e UNESCO-s për për Trashëgiminë Botërore është njoftuar rreth aktivitetit për të cilin ju pyesni në fund të javës së shkuar. Ne më 9 Tetor 2017 këmi dërguar një letër tek autoritetet kombetare shqiptare përgjegjëse duke u kërkuar më shumë informacion të detajuar për këtë projekt.
(E.K/SHUPLAKA)