Mbi 200 fëmijë janë vrarë dhe 1100 të tjerë janë plagosur në Liban gjatë dy muajve të fundit, ka thënë një zëdhënës i agjencisë së fëmijëve të OKB-së, UNICEF, të enjten, raporton Reuters.
“Numri i fëmijëve të vrarë është vetëm për dy muajt e fundit. Është të paktën 231 që nga fillimi i luftës vitin e kaluar”, ka thënë James Elder në një konferencë shtypi në Gjenevë, në përgjigje të pyetjes së një gazetari për viktimat.
Ai nuk ka komentuar se kush ishte përgjegjës për vrasjet, duke thënë se kjo është e qartë për këdo që i ndjek mediat.