06:46 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Unioni i Gazetarëve reagon për arrestimin e Kastriot Myftarajt

17:09 | 10/05/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Unioni i Gazetarëve reagon për arrestimin e Kastriot Myftarajt

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë  ka reaguar pas arrestimit të Kastriot Myftarajt. Në një deklaratë të nxjerrë për mediat, Unioni e cilëson arrestimin e Myftarajt si një masë ekstreme.

Sipas Unionit të Gazetarëve Shqiptarë arrestimet apo burgosjet për shkak të fjalës dhe komentit të lirë në Shqipëri janë një histori e së shkuarës, “e cila nuk meriton në asnjë mënyrë të përsëritët”.

DEKLARATA E PLOTE
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është njohur me rastin e arrestimit të publicistit dhe autorit të disa librave Kastriot Myftaraj për shkak të një shënimi komentues në të cilin me një gjuhë që shpërfill Kodet e Etikës në komunikimin publik dhe cënon ligjin “Për dekriminalizimin e fyerjes dhe shpifjes”, shkon deri në kercenimin verbal ndaj ambasadores së BE-së në Shqipëri. Kjo flagrancë në tekstin e publicistit në fjalë ka pasuar me masën e arrestimit nga ana e Policisë së Shtetit.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron këtë një mase ekstreme dhe vlerëson se arrestimet apo burgosjet për shkak të fjalës dhe komentit të lirë në Shqipëri janë një histori e së shkuarës, e cila nuk meriton në asnjë mënyrë të përsëritet. Liria e fjalës dhe e shprehjes duhet të bashkëjetojë me parimet dhe normat etike. Komuniteti i mediave dhe sidomos ai i gazetarëve dhe editorëve shqiptarë le ta pranojnë këtë rast si një mundësi për distancim nga shkeljet dhe përdhosjet etike në komunikimet përmes mediave dhe atë publik.

Ne kërkojmë heqjen e prangave për publicistin dhe aplikimin e penaliteteve ligjore të cilat nuk parashikojnë vetëm burgimin për shkak të fjalës apo publikimit.

Zyra e shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Myftaraj kishte publikuar në rrjetet sociale  një shkrim me titullin “Aventura e çuditshme e një ku*ve kroate në Tiranë”, shkrim që i kushtohej ambasadores së BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin.

(M.D/Shuplaka)

 

Etiketa: unioni i gazetareve
Pas

Presidenti serb uron Metën për zgjedhjen si president, çfarë i shkruan Nikoliç

Para

Kongresmenët amerikanë shkojnë në selinë blu për takim me Bashën

Para
Kongresmenët amerikanë shkojnë në selinë blu për takim me Bashën

Kongresmenët amerikanë shkojnë në selinë blu për takim me Bashën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.