Pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj ditën e sotme në Tiranë ka reaguar edhe Unioni i Prokurorëve shqiptarë.
Unioni i Prokurorëve shprehet se vrasja është një goditje e madhe për shoqërinë. Ndërsa thekson se shteti duhet të dalë në mbrojtje të çdo funksionari.
“Jemi shumë të indinjuar për vrasjen e koleges tonë. Vrasja, është një goditje e madhe për shoqërinë shqiptare. Ngjarja është këmbanë alarmi për shoqërinë. Shteti duhet të dalë në mbrojtje të çdo funksionari,” kështu i ka shprehur ngushëllimet Unioni i Prokurorëve.
(S.SH/Shuplaka)