11:18 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Universiteti spanjoll vjen në Gjirokastër, Manastirliu: Njihen automatikisht gradat dhe titujt

10:22 | 02/05/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Universiteti spanjoll vjen në Gjirokastër, Manastirliu: Njihen automatikisht gradat dhe titujt

Pas vendimit për hapjen e Kolegjit të Europës dhe nënshkrimit të marrëveshjes me palën austriake për reformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, një tjetër vendim i rëndësishëm është marrë sa i përket programit të ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, bëri me dije pas mbledhjes së qeverisë lajmin e mirë të hapjes së një universiteti spanjoll në Gjirokastër.

“Tashmë miratojmë në parim, një marrëveshje të rëndësishme mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë, Spanjë, për hapjen e këtij universiteti, e këtij filiali në Gjirokastër. Është një prej universiteteve më prestigjioze në botë, me modalitetet e studimit në distancë dhe ato të përzier”, tha ministrja.

Ky universitet është shtetëror në Spanjë dhe do të sjellë disa programe në 3 ciklet e studimit. Por jo vetëm kjo, pasi aty do të ketë edhe kurse të studimeve profesionale.

“Janë më shumë se 30 programet e studimit Bachelor, më shumë 80 programe të ciklit Master dhe 20 programe Doktoraturash që ky universitet ofron në të gjitha vendet e botës, pasi ky është një universiteteve të edukimit në distancë që ka një shtrirje dhe filialet e tij janë në më shumë se 20 vende, të hapura në mbi 70 qytete. Hapja e këtij universiteti në Gjirokastër hap një tjetër perspektivë zhvillimi për arsimin e lartë në Shqipëri dhe veçanërisht në Gjirokastër”, tha ministrja.

“Ky universitet që do të hapë filialin në Gjirokastër do të vijë me të gjitha standardet. Gjithashtu edhe akreditimin që do të bëhet nga strukturat e Spanjës. Do të kemi mundësi që diplomat, gradat, titujt, të njihen automatikisht, pra pikërisht kjo marrëveshje lejon njohjen e gradave dhe titujve në mënyrë automatike kështu që krijon edhe lehtësirat për aplikimin në këtë universitet, studentëve shqiptarë dhe atyre të rajonit, sigurisht një tjetër ofertë të re akademike në Shqipëri”, shtoi Manastirliu.

Etiketa: manastirliuqeveria
Pas

Goditja e drejtorit të ATK-së nga bashkëshorti i Ibrahimajt, Tonin Vocaj: Po e heton Prokuroria

Para

E-wallet, Balla: Synojmë që çdo dokument të jetë në telefon

Para
E-wallet, Balla: Synojmë që çdo dokument të jetë në telefon

E-wallet, Balla: Synojmë që çdo dokument të jetë në telefon

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA rifilloi dërgesat e armëve në Ukrainë, Sekretari i Shtetit Rubio takohet sot me kryediplomatin rus Lavrov

Londër/ Shitën 832 kg kokainë, Encrochat fundos organizatën kriminale shqiptare

Presidentja e KE, Von der Leyen përballet me votëbesim, Orban udhëheq thirrjet kundër saj

Ilir Proda: Policia e Shtetit me angazhim maksimal në sezonin turistik.Masa disiplinore pas shkeljeve në Theth

Lajmi i fundit/ Shkarkimi i drejtorit të Policisë Shkodër, zgjidhe drejtori i ri! Ja kush e mori postin (Emri)

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

Ndërtimet pa leje në Theth, shkarkohen nga detyra të gjithë drejtuesit e policisë së Shkodrës

Ministri Hasani vizitë zyrtare në Riga: Partneriteti me Letoninë, investim për të ardhmen e përbashkët evropiane

Situata e zjarreve në Shqipëri,18 vatra në 24 orët e fundit, 3 ende aktive

Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.