Dorina Mema ishte e ftuar dje në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të sqaruar deklaratën e saj të fundit, në të cilën u shpreh se seksi është më i shpifuri, pasi ngatërron marrëdhëniet njerëzore.
E pyetur nga Bieta, trajnerja e njohur e fitnesit theksoi se për të më e rëndësishme është dashuria që merr dhe jep nga familjarët e jo akti seksual.
Dorina e dha një përgjigje edhe për të gjithë ata që shpesh ngrenë pyetje rreth postimeve të shumta dhe jetës luksoze në Dubai, duke sqaruar se atje ka familjen e dytë, një nënë jo biologjikë që e do dhe i fal gjithnjë dashuri.
Por, në një moment Dorina ka treguar padashje më shumë se ç’duhet para kamerës.