Young Zerka dhe Ronela Hajati janë ndër personazhet më të diskutuar. Prej kohësh ata janë bërë pjesë e portaleve me supozimet për një lidhje të mundshme.
Shumë herë e kanë mohuar, ndërsa në të tjera raste thjesht nuk kanë dhënë një përgjigje.
Këtë herë Young Zerka ka qenë i ftuar në ‘Pop Culture’ dhe sigurisht nuk mund t’i shpëtonte pyetjes mbi marrëdhënien me Ronela Hajatin.
“Nëse Ronela martohet, do jesh edhe ti i ftuar. Ku do jesh i ulur ti? Në vend të parë?” -e kanë pyetur Young Zerkën.
“Ose në karrocë” –u shpreh ai duke qeshur. “Si shoqërues domethënë” –tha Young Zerka në vazhdim.
E kjo fjali padyshim që e nxjerr zbuluar këngëtarin e dashur, sado që u mundua të sqaronte.
(E.K/FAXWEB)