Kryeministri Edi Rama, e ka quajtur “Paketën e maleve” si një mbështetje për ata që duan të kthehen në tokën e të parëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se kushdo që do të zgjedhë të investojë në malet shqiptare me hapje bujtinash dhe kthimin e këtyre zonave në zona turistike, do të përballet me procedura të thjeshtuara dhe lehtësira fiskale, deri edhe 10 vjet Zero Taksa e Zero TVSH për 500 aplikantët e parë.
“MIRËMËNGJES dhe me “Paketën e Maleve”, një ligj i ri i sapomiratuar që i hap rrugë investimeve në agroturizëm, agropërpunin dhe turizëm malor, duke u dhënë një mundësi reale dhe mbështetje të posaçme të gjithë atyre që duan të rikthehen në tokat e të parëve nga qyteti apo nga jashtë vendit, për të arritur një sukses ekonomik për familjen e tyre, me procedura krejt të thjeshtuara dhe lehtësira fiskale, deri edhe 10 vjet Zero Taksa e Zero TVSH për 500 aplikantët e parë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.