Uragani Dorian në SHBA, nuk ka të ndalur që prej të dielës ku u shfaq për herë të parë deri ditën e sotme po shkatërron çdo gjë, ndërsa raportohet që të paktën 30 veta të kenë vdekur dhe mijëra të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Numri zyrtar i të vdekurve është rritur në 30, ndërsa pritet të jetë edhe më i lartë në ditët në vazhim.
Aktualisht dhjetra mijëra persona janë pa energji elektrike.
Kryeministri i Bahamasit, Hubert Minnis, e ka cilësuar stuhinë si “një prej krizave më të mëdha në historinë e shtetit tonë”.
Institucionet përkatëse po dërgojnë mjekë dhe ilaçet e duhura për të ndihmuar të plagosurit në në Ishujt Abaco, një prej pjesëve më të goditura nga Uragani Dorian.
Prej të dielën kur u shfaq fillimisht në Bahamas, uragani nuk ka të ndalur ndërsa po copëton brigjet e Karolinës së Jugut dhe Veriut.