Uragani “Florencë” i cilësuar si stuhia më e fuqishme që ka goditur vendet e Amerikës në dekadat e fundit u ka marrë jetën 5 personave.
Deri tani 5 persona janë konfirmuar të vdekur. Fatkeqësisht mes tyre ka qenë edhe një familje, mbi banesën e të cilëve ka rënë një pemë që është rrëzuar për shkak erës së fortë. Brenda saj ndodhej një nënë bashkë me foshnjën e saj 8-muajshe, e ish-bashkëshorti i saj.
Por fatmirësisht rreziku ka rënë krahasuar me atë të fillimit dhe tashmë Florence vlerësohet si një stuhi tropikale.
Mbi 1,7 milionë banorë në SHBA u urdhëruan të braktisin shtëpitë në 2 Karolinat dhe në Virxhinia për shkak të kërcënimit që vinte nga uragani “Florence”.
Ndërkohë që më herët u raportua se të paktën 150 persona janë bllokuar në qytetin Neë Bern të Karolinës së Veriut, për shkak të rritjes së nivelit të ujërave në një kohë kur epiqendra e uraganit “Florence” ka prekur tashmë bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara.