Përmytje katastrofike dhe kërcënuese për jetën pritet që ta godasin Teksasin në SHBA, shkruan BBC.
Harvey është stuhia më e ashpër që godet Shtetet e Bashkuara prej 13 vitesh, me erëra prej 209 km në orë.
Zona të bregut të Teksasit u goditën për orë të tëra nga erëra të forta dhe shira të rrëmbyer përpara se erërat të uleshin në kategorinë e parë.
Disa banorë dyshohet të jenë bllokuar në ndërtesat e shkatërruara, ndërkohë që ka pasur dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Shira të rrëmbyeshëm priten në vijim.
Deri në 101 cm shi mund të bien në disa zona të bregut të mesëm dhe të sipërm të Teksasit, paralajmëroi qendra e stuhive
Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha në një konferencë shtypi se kishte pasur 20 orë shi në “Corpus Christi” dhe 16 në Houston . Kompanitë e shërbimeve thonë se gati 300,000 konsumatorë janë pa energji elektrike. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post