Uragani Irma vazhdon rrugën e tij drejt Floridas, pasi ka goditur shumë rëndë Kubën, duke u forcuar dhe duke u rikthyer në kategorinë 4. Por nga ana e SHAB-së janë marrë shumë masa.
Në një mesazh në Twitter presidenti Trump ka njoftuar që të gjithë forcat në fushë janë gati.
‘Zoti ju bekoftë të gjithëve’, ka shkruar Trump.
Më shumë se një e katërta e popullsisë së Floridas është prekur nga urdhëri i evakuimit sot, sipas guvernatorit të këtij shteti në juglindje të SHBA-së, që kërcënohet nga stuhia e fuqishme që pritet të prekë Floridan në orët në vijim.
“Shërbimet e shpëtimit të Floridas vlerësojnë se 7 milionë banorë të Floridas kanë marrë urdhërin e evakuimit kundrejt 5,6 milionë që ishte dje në mbrëmje”, shkruan zyra e guvernatorit në një komunikatë. (J.V/Shuplaka)