Uragani “Irma” përshkoi Karaibet javën e kaluar duke shkaktuar vdekje dhe shkatërrim në ishuj.
Rreth 40 vetë kanë humbur jetën, disa prej të cilëve në Florida. Autoritetet po dërgojnë ekipe ndihmash për të ndihmuar viktimat, për të rikthyer energjinë elektrike dhe për të vlerësuar dëmet në Florida.
Po ashtu edhe shtetet e Xhorxhas dhe Alabamës marrin masat për të përballuar stuhinë që tashmë është dobësuar.
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se megjithëse stuhia është dobësuar, ajo vazhdon të mbetet e rrezikshme. Një zëdhënës tha se qyteti Xheksonvill në brigjet lindore, ka përjetuar përmbytjet më të rënda prej një shekulli.
“Prandaj ndërsa përmbytjet vazhdojnë, ne po vazhdojmë me operacionet për të shpëtuar jetë dhe për t’u kujdesur për banorët dhe shpresjojmë që të mos ketë aktualisht njerëz të bllokuar nga ujrat e përmbytjeve”, thuhet në njoftimin nga Shtëpia e Bardhë.
(S.SH/Shuplaka)