Uragani Irma nuk shkaktoi dëme të pakta në SHBA. Por dëmet më të mëdha ishin veçanërisht në zonën e Floridas dhe Miamit. Mësohet se ky uragan i ka shkaktuar dëme edhe çiftit të famshëm modeles shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshortit të saj, Tolgahan.
Sipas medias turke “Hurriyet”, Sayisman javën e kaluar ka blerë një shtëpi për 385 mijë dollarë, ndërsa të dytën për 210 mijë dollarë, prona të cilat i ka lëshuar me qira.
Por pa kaluar një javë nga investimi, Florida u godit nga uragani Irma, i cili ka ndikuar edhe pronat e blera. “Sikur ta kisha parashikuar këtë katastrofë nuk do të isha nxituar në investim, do të prisja të kalonte. Por gjithsesi mendoj se tek çdo punë e ka një hajër. Mjafton të mos ketë humbje në njerëz dhe të mos dëmtohet asnjë njeri, të tjerat zgjidhen.”, u shpreh aktori turk. (J.V/Shuplaka)