06:47 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Uragani Irma s’ndal shkatërrimin, shkon në 14 numri i viktimave

11:50 | 08/09/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tmerri që la pas uragani Irma, FOTOT e shtëpive dhe makinave nën ujë. Raportohet për 7 viktima

Uragani Irma u përplas mbi ishujt Turks dhe Caicos pasi mbolli shkatërrim në mbarë Karaibet e vrau të paktën 14 vetë.

Fuqia e erërave të uraganit ka rënë lehtë nga 295 në 270 km/h, por stuhia e kategorisë së pestë, një ndër më të fuqishmet e regjistruara ndonjëherë, vazhdon të godasë pa mëshirë çdo gjë në rrugën e saj. 

Pasi rrafshoi Barbudën dhe pjesë të St. Martin, Irma kërcënon ishujt Bahamas me përsëritje të skenarit të ferrit dhe ngritje të nivelit të detit deri në 6 metra mbi normalen. Frika për jugun e Floridës po shtohet gjithmonë e më shumë. Trajektorja e uraganit po lëviz duke e vendosur Majemin në pozicionin më të keq të mundshëm. E gjithë ajo zonë, sipas metereologëve, mund ta gjejë veten këtë fundjavë në syrin e stuhisë, edhe pse disa prej modeleve kompjuterike e projektojnë lëvizjen e uraganit më tepër në skajin perëndimor, çka jep një farë shprese se një pjesë e rajonit mbase do të kursehet nga një tërbim maksimal i motit. 

Autoritetet megjithatë po përgatiten për më të keqen. “Pavarësisht se në cilin breg të Floridës jetoni, përgatituni për evakuim”, deklaroi të enjten guvernatori i këtij shteti, Rick Scott. 

Shtëpitë mund t’i rindërtoni, shtoi ai, por jetën nuk e ktheni dot. 

Kreu i agjensisë amerikane të emergjencave po ashtu parashikoi pasoja katastrofike. Frika detyroi kryeministrin e Bahamasit, Hubert Minnis të urdhërojë largimin e banorëve në 6 ishuj, çka e bën këtë evakuimin më të madh nga stuhia në historinë e vendit. Në rrugën e Irmës pas tyre është Kuba, ku turistët po largohen, ndërsa banorët e qyteteve bregdetare janë këshilluar të lëvizin drejt vendeve më të larta.

Qendra e Uraganëve thotë se Irma do të vazhdojë të mbetet një stuhi e kategorisë 4 ose 5 për disa ditë.

Etiketa: shkaterrimuragani irmaviktima
Pas

Nën lupë për dekoltetë ”shpërthyese”, cilat janë dy bukuroshet që dje u mbërthyen ”deri në grykë” (FOTOT)

Para

Jo keq! Cilët janë lojtarët më të paguar shqiptarë në Serinë A (SHIFRAT)

Para
Jo keq! Cilët janë lojtarët më të paguar shqiptarë në Serinë A (SHIFRAT)

Jo keq! Cilët janë lojtarët më të paguar shqiptarë në Serinë A (SHIFRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“T’i japim fund luftës në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.