Nuk kanë të sosur Urganet që godasim SHBA-në. Pas uraganit “Irma” ishujt Karaibe pritet të goditen nga një tjetër uragan i fuqishëm me efekt shkatërues.
Sipas REL stuhia Maria është shndërruar në uragan dhe do të godasë ishujt Lliuord mbrëmjen e sotme.
Ditën e djeshme stuhia Maria ka qenë rreth 445 kilometra larg ishujve Lliuord, me erëra deri në 120 kilometra në orë, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA.
Parashikuesit e motit thonë se Maria mund të arrijë gjatë ditës së sotme edhe ishujt Virgjine të Britanisë dhe SHBA-së, si dhe Puerto Rikon.
Kujtojmë që Uragani Irma ka shkaktuar dhjetëra të vdekur në Karaibe, si dhe në Florida dhe Xhorxhia të SHBA-së. (J.V/Shuplaka)