Uragani Nicole u përplas me të gjithë fuqinë e tij në brigjet e Floridës të enjten, duke bërë që uji të gllabëronte disa shtëpi, e duke shkaktuar të paktën dy të vdekur.
Mediat amerikane thotë se nuk ishte e vështirë që dallgët e furishme të shkakton dëme të mëdha në zonat bregdetare, të cilat ishin dëmtuar tashmë nga stuhia Ian.
Dy viktimat vdiqën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike në Orlando, ndërsa një person u arrit të shpëtohej përpara se të rrëmbehej nga uji.
Më shumë se 100.000 mijë shtëpi e biznese mbetën pa energji, ndërsa personat që përdorin gjeneratorë u këshilluan nga autoritetet të mos i vendosin ato shumë pranë banesave apo strukturave të mbyllura. Krahu atlantik i Floridës u përball me erëra të dhunshme, por nuk ishte më e mirë situata as në Gjirin e Tampas.
Ekipet e shpëtimit po punojnë në garë me kohen për të riparuar disa pjesë të rrugës ndërshtetëtore A1A, e cila u dëmtuar nga dallgët, që bënë të shemben disa segmente të saj.
Rruga ikonike shtrihet nga veriu në jug përgjatë gjithë gjatësisë së bregut të Floridës që laget nga Oqeani Atlantik, duke kaluar edhe përmes pikash të njohura turistike atje. Disa makina po kështu u përplasën me njëra-tjetrën në Jacksonville, dhe aksidenti u konfirmua të ishte pasojë e motit të keq.