Uragani Dorian, ka shkaktuar deri më tani 5 të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur. Ditën e djeshme, u raportua viktima e parë, një djalë 7 vjeç.
Ekspertët parashikojnë që Dorian do të shkojë më pranë Floridas ditën e sotme, dhe miliona amerikanë janë nën urdhëra të detyrueshëm evakuimi.
Dorian bëri ulje në tokë si një stuhi e Kategorisë 5 në ishullin Grand Bahama gjatë natës së të dielës.
“Ne jemi në mes të një tragjedie historike në pjesën e Bahamasit verior,” tha Kryeministri Bahamian Hubert Minnis në një konferencë shtypi në Nassau.
Deri më tani, më shumë 2.700 fluturime janë anuluar.
Uragani Dorian konsiderohet si më i forti që ka goditur ndonjëherë Bahamas.
Discussion about this post