Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar lidhur me 3 urdhër arrestet e lëshura nga Prokuroria dje por deri më tani asnjë prej tyre nuk është arrestuar. Sipas Manjanit vijojnë të arrestohen ata që “dorëzohen” vetë dhe të bllokohen ca makina për propagandë. Manjani shprehet se kjo është “Froca e leshit”.
Urdhër arrestet për 3 punonjësit e policisë janë për:
Jaeld Çelën, ish-drejtor i policisë së Vlorës, ish-drejtorin e postës së Dhërmiut Sokol Bode dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar.
Sokol Bode është i njohur për fotot e tij me vëllezërit Habilaj. Përsa i përket vendodhjes së tyre, paraprakisht flitet se Gjergj Kohila është larguar në drejtim të Greqisë, ndërsa për Çelën dhe Boden ende nuk ka asnjë informacion.
REAGIM:
Në kulmin e operacionit policor “Forca e Ligjit”, nuk ekzekutohen dot 4 urdhër arresti! Vijojnë të arrestohen ata që “dorëzohen” vetë dhe të bllokohen ca makina për propagandë. Policia vijon të jetë pjesë e problemit! Hë për hë “Forca e ligjit” është thjesht “Forca e leshit”… (J.V/Faxweb)