Pas lëshimit të urdhërarresteve të nga ana e Prokurorisë për arrestimin e tre ish-zyrtarëve të lartë të policë, Jaeld Çela, ish-drejtor i policisë së Vlorë, ish-drejtorin e postës së Dhërmiut, Sokol Bode dhe Gjergj Kohilla, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, policia e Vlorës ka ndërmarrë një aksion për arrestimin e tyre.
“Fax News” raporton Joeld Çela ndodhet jashtë Shqipërisë dhe se nuk dihet vendodhja e tij , ndërkohë që policia ka nisur kontrollin në qytet ku ka ngritur postoblloqe të shumta.
Burime bëjnë me dije për “Fax News” se deri në këto momente nuk kemi asnjë person të shoqëruar nga policia.
Këta tre zyrtarë dyshohen se kanë bashkëpuar me bandën e Habilajve për trafikun e drogës.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post