Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Shkodër ku mbeti i vdekur brenda apartamentit që u shkrumbua nga flakët 70-vjeçari, Ismet Abdurrahmani, teksa mësohet se policia ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.
Burimet për Faxweb.al bëjnë me dije se Policia ka dyshime të forta se i moshuari ia ka vënë flakën vetë banesës dhe se zjarri nuk është shkaktuar aksidentalisht nga rrjedhja e gazit.
Hetimet e deritanishme kanë treguar se, në banesë nuk ka pasur shpërthim të ndonjë bombule gazi teksa grupi hetimor është rikthyer tek një ngjarje e datës 25 Korrik të vitit 2019, ku shtetasi Ismet Abdurrahmani ka tentuar t’i jap fund jetës duke pirë hapa gjumi.
Sipas Policisë, me dt 27 11 2019 gjithashtu ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, rast i cili është referuar pranë organeve të rendit.
Ndërkohë, me datë 01 Shkurt është vendosur urdhër mbrotje për bashkeshorten pasi viktima ushtronte dhunë ndaj saj.
Ismet Abdurrahmani 70-vjeç mbeti i vdekur në apartamentin e tij në katin e 5-të të një pallati që u shkrumbua nga flakët në Shkodër.
(F.GJ/FAXWEB.AL)