Të gjithë fëmijët të cilët nuk janë vaksinuar, nuk do të regjistrohen në çerdhe, kopshte e shkolla. Ky ka qenë urdhëri I prerë që është dhënë nga Ministria e Arsimit kundrejt të gjithë institucioneve të arsimit parauniversitar.
“Për regjistrimin e fëmijës në kopsht paraqitet vetëm vërtetimi i vaksinimeve nga qendra shëndetësore. Në raste të veçanta, kur prindi nuk ka vërtetimin e vaksinimeve të fëmijës, drejtoresha e kopshtit i kërkon prindit t’i drejtohet qendrës përkatëse shëndetësore dhe pas marrjes së vërtetimit, e regjistron fëmijën”, përcaktohet në pikën 6 dhe 7 të nenit 5 të “Dispozitave normative për sistemin arsimor parauniversitar. Për regjistrimin fëmijës në klasën e parë paraditen këto dokumente: vërtetim i vaksinimeve nga qendra shëndetësore dhe vërtetimi i ndjekjes së kopshtit sipas grupeve, i firmosur nga drejtoresha e kopshtit”-thuhet në urdhrin e ministrisë.
Masa e ministrisë vjen pas përhapjes së fruthit në kopshte e çerdhe për shkak të mos vaksinimit të fëmijëve.
(F.M/Faxweb)