13:06 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Urdhëri i gjykatës amerikane/ Zhdukën 725 milionë dollarë, vëllezërit indian jetojnë në Shqipëri

21:46 | 20/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Urdhëri i gjykatës amerikane/ Zhdukën 725 milionë dollarë, vëllezërit indian jetojnë në Shqipëri

Urdhri i një gjykate në New Delhi për ekstradimin e dy shtetasve indianë, Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara është maja e ajsbergut të një skandali gjigant financiar, e cili përfshin edhe Shqipërinë.

Dy vëllezërit Sandesara, të cilët akuzohen për një skemë pastrimi parash prej 725 milionë dollarësh amerikanë, aktualisht janë duke ndërtuar pallate në Shqipëri.

Por çfarë qëndron pas skandalit?

Dy vëllezrit Sandesara kanë qenë pronarët e kompanisë farmaceutike Sterling Biotech. Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e sterling, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.

Skandali shpërtheu në janar të vitit të kaluar kur agjencia e krimit ekonomik në indi arrestoi drejtorin e andra bank, bankës më të madhe e cila kishte lëvruar kreditë për vëllezërit Sandesara. Në po të njëjtën kohe autoritetet indiane bllokuan pronat e kompanisë Sterling Biotech, e cila u fut në proces falimentimi. Por dy vëllezërit Sandesara u arratisën nga India.

Deri vonë autoritetet indiane besonin se Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara ishin arratisur në Nigeri. Por e vërteta ishte krejt ndryshe.

Gjatë kohës që ishin në kërkim nga autoritetet indiane dhe skandali ishte bërë publik edhe në mediat ndërkombëtare, dy vëllezërit Sandesara kanë mbërritur në Shqipëri.

Madje në 6 shkurt të vitit të kaluar, kur kërkoheshin në të gjithë planetin, ata kanë arritur të marrin nënshtetësinë shqiptare, një proces gjatë së cilit cdo individ i huaj kalohet në sitë nga shërbimi informativ shtetëror dhe autoritetet e tjera të rendit. Ky është dyshimi i parë i fortë se si shish ka lejuar dhënien e nënshtetësisë për dy persona, të cilët jo vetëm ishin në kërkim ndërkombëtar, por i kishin emrat të botuar në mediat ndërkombëtare për pastrim parash.

Madje vetëm një muaj më parë Nitin Sandesara është pritur zyrtarisht edhe nga kryeministri i Kosovës Rramush Haradinaj, takim të cilin shefi i qeverisë kosovare e ka bërë publikë në profilin e tij në facebook.

Por skandali i dështimit të autoriteteve shqiptare është edhe më i madh se kaq. Me ardhjen në Shqipëri në fund të vitit 2017, Nitin dhe Chetankumar Sandesara kanë ngritur dy kompani në sektorin e ndërtimit, Tulja Real Estate dhe Laxmi Real Estate siç tregojnë dokumentet e regjistrimit në qendrën kombëtare të biznesit.

Të dy kompanitë janë të regjistruara me adresë në zonën e liqenit të thatë të Tiranës. Pikërisht në buzë të liqenit të thatë, Laxmi Real Estate është duke ndërtuar pallat bashkë me një kompani shqiptare, siç tregon leja e ndërtimit e dhënë nga Bashkia e Tiranës në nëntor të vitit të kaluar.

Ndërtimi është cilësuar nga departamenti amerikan i shtetit dhe zyra europiane për parandalimin e pastrimit të parave si sektori më me risk për pastrimin e parave në Shqipëri. Madje kjo ka qenë edhe objekt I debatit politik, i ushqyer nga bumi i ndërtimeve në një kohë që kredia është në stanjacion.

Debati politik për pastrim parash në ndërtim vazhdon. Ndërkohë dy personat më të kërkuar në Indi për vjedhje dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve amerikanë janë duke ndërtuar pallate në Shqipëri, madje tashmë si shtetas shqiptarë.

Një skandal, i cili ngre pikëpyetje të forta, jo vetëm për origjinën e parave që po financojnë bumin e ndërtimit, por edhe për një çështje tjetër. A po shndërrohet Shqipëria, parajsa e evazorëve dhe pastruesve ndërkombëtar të parave? /Top Channel

 

 

Etiketa: 725 milion dollareSandesaravellezerit indian
Pas

Protesta e opozitës, zbulohet skenari që do të ndiqet ditën e nesërme (FOTO)

Para

Vendimi i papritur/ Presidenti jep dorëheqjen, kjo është arsyeja

Para
Vendimi i papritur/ Presidenti jep dorëheqjen, kjo është arsyeja

Vendimi i papritur/ Presidenti jep dorëheqjen, kjo është arsyeja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër/ Arrestime dhe procedime për mashtrim me viza, drejtim në gjendje të dehur, kanosje dhe vepra të tjera penale

‘Ramaduro’ përhapet në mediat e mëdha të Uashingtonit/ Berisha: Farsa elektorale është çështje kryesore edhe në Asamblenë e Këshillit të Europës

Vetëvaret 72-vjeçari në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, punonte si roje në një pallat

Halit Valteri zbulon detaje të reja: “Genci Maloku më tregoi kush vrau djalin e tij”

Fier-Lushnjë: Arrestime për drogë, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe konflikte familjare

Zjarre në 12 bashki gjatë 24 orëve të fundit/ Forcat ajrore dhe zjarrfikësit në gatishmëri, s’ka dëme në njerëz

Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë

Pas përfundimit të luftës izraelito-iraniane, SHBA deklaron interes, Irani kundërshton

Fier/Kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të operacionit antidrogë, “Koordinata”.

“Letra anonime dhe intrigë pas atentatit”, Ndoja zbulon prapaskenat në gjykatë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.