Prokuroria e Krimeve të rënda nëpërmjet një urdhri të firmosur nga 2 prokurorët e Krimeve të Rënda Dritan Prençi dhe Vladimir Mara ndalon publikimin e fakteve apo provave të reja nga dosja 339 (lexo këtu).
Pas reagimeve të shumta në rrjet kryesisht nga gazetarë mbi këtë censurë të prokurorisë ndaj medias, sigurisht nuk mund të mungonte as reagimi i autorit të shkrimit ku u zbuluan 6 përgjime skandaloze të cilat lidhnin direkt botën e mafias me strukturat më të larta shtetërore në vend.
Në statusin e tij të FB Peter Tiede ka reaguar 3 herë brenda 24 orësh në lidhje me investigimin e tij, ndërsa së fundmi u ka dhënë dhe leksion ‘falas’ 2 prokurorëve të Krimeve të Rënda në lidhje me të lirinë e media.
“Shqipëria dëshiron të ndalojë mbulimin e përgjimeve. Dhe kështu shkel nenin 22 të Kushtetutës Shqiptare.
Neni 22 1. Liria e shprehjes është e garantuar. 2. Liria e shtypit, radios dhe televizionit janë të garantuara. 3. Ndalohet censura paraprake e një mjeti të komunikimit. 4. Ligji mund të kërkojë dhënien e autorizimit për funksionimin e stacioneve radiotelevizive.
Neni 23 1. E drejta e informimit është e garantuar. 2. Secili ka të drejtën, në përputhje me ligjin, të marrë informacion në lidhje me veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore. 3. Secilit i jepet mundësia të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive.”, shkruan Tiede pa shtuar asgjë më shumë. Kushtetuta flet vetë…
Discussion about this post