00:48 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Urdhri i dytë/ Si u asgjësuan dosjet e bashkëpunëtorëve të regjimit më 15 dhjetor 1990”

17:54 | 10/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Urdhri i dytë/ Si u asgjësuan dosjet e bashkëpunëtorëve të regjimit më 15 dhjetor 1990”
 
Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, në një reagim në rrjetet sociale shkruan se si u zhdukën dosjet e bashkëpunëtorëve të regjimit në Ministrinë e Brendshme më 15 dhjetor të vitit 1990.

Ky sipas tij, ishte urdhri i dytë pas atij të 2 korrikut të vitit 1990.

“Vetëm disa orë pasi ishte miratuar ideja e pluralizmit politik, organet e MPB-së urdhëruan nisjen e procesit të asgjësimin të shpejtë të dosjeve ndaj personave që ndiqeshin dhe dosjeve të bashkëpunëtorëve”,- shkruan Dervishi.

SHKRIMI:

1990/Urdhri i dytë për asgjësimin e dosjeve të Sigurimit

Pas urdhrit të datës 2 korrik 1990, në të cilin urdhërohej asgjësimi i dokumenteve të kartotekave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për anëtarët apo kandidatët e PPSH-së, vjen ai i dhjetorit 1990. Vetëm disa orë pasi ishte miratuar ideja e pluralizmit politik, organet e MPB-së urdhëruan nisjen e procesit të asgjësimin të shpejtë të dosjeve ndaj personave që ndiqeshin dhe dosjeve të bashkëpunëtorëve. Në urdhrin nr.615, datë 15.12.1990 të ministrit të Punëve të Brendshme, drejtuar organeve vendore dhe qendrore, thuhej:
“Të asgjësohen pa pritur përfaqësuesin e ministrisë, të gjitha dosjet e bashkëpunëtorëve, të përpunimeve, e dosjet e tjera që janë veçuar, librat e evidencës së punëtorëve operativë, të hequra nga përdorimi dhe dokumentet e përkohshme të veçuara për asgjësim të shkallës: sekret, A.res.personal dhe SRV (janë nivele klasifikimi-shënim). Dosjet hetimore-gjyqësore të dërgohen në Arkiv, përfshi edhe ato që nuk kanë plotësuar afatin pesëvjeçar (por jo dosjet hetimore për zbulim autori). Veprimet të kryhen menjëherë. Këto janë veprime normale dhe bëhen sipas kërkesës tuaj, pra nuk lidhen me situatën”.

Për sqarim, fjala “përpunim” do të thotë ndjekje personi. Librat e evidencës kanë qenë me kapak të verdhë dhe mbaheshin nga punëtorët operativë. Në to regjistroheshin të dhënat për bashkëpunëtorët dhe personat që ndiqeshin me dosje prej tyre. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: dosjet e komunizmitkastriot dervishi
Pas

“Kot lodhet Sali ziu me legjendën e Sorosit, ju tregoj çdo ndodhë të martën në çadrër”

Para

”New Europe”: ”…Miliarda euro të gjeneruara nga trafikimi do financojnë zgjedhjet, eksponentë të krimit garanci nga lidhjet me qeverinë”

Para
”New Europe”: ”…Miliarda euro të gjeneruara nga trafikimi do financojnë zgjedhjet, eksponentë të krimit garanci nga lidhjet me qeverinë”

''New Europe'': ''...Miliarda euro të gjeneruara nga trafikimi do financojnë zgjedhjet, eksponentë të krimit garanci nga lidhjet me qeverinë''

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.