Sekretari për aksionin qytetar në PD Ervin Salianji ka reaguar një ditë pas publikimit të masave të policisë për tubimin e opozitës në Kavajë.
Salianji sqaron se çfarë parashikon ligji për tubimet, duke shtuar se nëse propaganda qeveritare nuk është dashakeqësi por injorancë përsëri nuk është argument.
STATUSI I SALIANJIT:
Ne 7 Maj, Kavaje protestojmë për #zgjedhjetelira!
Të hapim një rruge të re për Shqipërinë, t’i kthejmë Shqipërinë qytetarëve, të çlirojmë Kavajën paqësisht.
Nëse propaganda qeveritare nuk është dashakeqësi por injorancë përsëri nuk është argument Ignorantia non est argumentu
Ligji për tubimet parashikon:
Neni 1 Liria e tubimeve dhe kufizimi i saj
1. Në Republikën e Shqipërisë çdo person ka të drejtë të organizojë dhe të marrë pjesë në tubime paqësore dhe pa armë.
Neni 3 Detyrat e Policisë së Shtetit
1. Policia e Shtetit garanton dhe mbron të drejtën e çdo personi për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore dhe pa armë.
Neni 21 Regjistrimi i zërave dhe figurave
1. Në tubimet në sheshe e vendkalime publike ose në vende të hapura për publikun, policia mund të regjistrojë zëra, të filmojë ose të fotografojë vetëm në rast se ka arsye për të besuar së ekziston një rrezik i menjëhershëm për rendin dhe sigurinë publike.
2. Regjistrimet, filmimet dhe fotografitë duhet të asgjësohen menjëherë pas tubimit, në rast se nuk nevojiten
Neni 24 Sanksionet
Përbën kundërvajtje penale:
a) pjesëmarrja nga personat në tubime të ndaluara për t’u zhvilluar, sipas nenit 8 të këtij ligji dhe dënohet me gjobë nga 1000 deri në 10 000 lekë;
b) moszbatimi i urdhrave të policisë për shpërndarjen e tubimit sipas nenit 9 të këtij ligji dhe dënohet me gjobë nga 1000 deri në 10 000 lekë
Ky është ligji, asgjë nuk është jashtë ligjit! (J.V/Shuplaka)