Forcat Arjore Ruse janë vënë në gadishmëri të plotë gjatë ditës së sotme, si pjesë e stëvitjes së për gadishmëri ajrore, duke blinduar totalisht Moskën.
Russia Today shkruan se kontrolli në fjalë përfshin ripozicionimin e baterive të S-300, sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 dhe Pantsir-ve në pozita rezervë.
Ky urdhër për një stërvitje të papritur u dha një ditë më parë nga vetë presidenti rus, Vladimir Putin. Në këtë stërvitje janë përfshirë 45,000 trupa dhe 1700 pjesë të pajisjeve ushtarake, në të cilat përfshihen 150 avionë dhe 200 raketa tokë-ajër. Mediat ruse raportojnëse nesër mbaron edhe kjo stërvitje e papritur në të cilën janë angazhuar Forcat ajrore që kanë për detyrë të mbrojnë Moskën dhe rajonin përreth. (D.D/Shuplaka)